Edicioni i 73-të i Golden Globe Awards, çmimet e dhëna nga shoqata hollywood-iane e gazetarëve të huaj, ka shpallur fituesit në ceremoninë e mbajtur në Los Angeles.
Kështu në kategorinë kinema, filmi i fundit i Leonardo Di Caprio, “The Revenant”, ka triumfuar duke fituar çmimin e filmit dramatik më të mirë, ndërkohë që vetë Di Caprio fitoi çmimin e aktorit më të mirë, ndërsa Alejandro G Inarritu u vlerësua si regjisori më i mirë.
Në kategorinë e serialit televiziv, Mr. Robot është shpallur seriali më i mirë dramatik. Seriali i ri i rrjetit kabllor USA me Rami Malek dhe Christian Slater ka fituar dy statuja te edicionit të 73-të të Golden Globe. Gjithashtu, fitues i dy çmimeve ka qenë seriali i Amazon, Mozart in the Jungle.
Lista e plotë e fituesve të Golden Globes:
Kategoria Kinema
Filmi më i mirë
The Revenant
Filmi më i mirë komedi ose muzikal
The Martian
Aktori më i mirë
Leonardo DiCaprio (The Revenant)
Aktorja më e mirë
Brie Larson (Room)
Aktori më i mirë në një film komedi ose musical
Matt Damon (The Martian)
Aktorja më e mirë në një film komedi ose musical
Jennifer Lawrence (Joy)
Aktori më i mirë joprotagonist
Sylvester Stallone (Creed)
Aktorja më e mirë joprotagoniste
Kate Winslet (Steve Jobs)
Regjisori më i mirë
Alejandro G Inarritu (The Revenant)
Skenari më i mirë
Steve Jobs
Filmi më i mirë i animuar
Inside Out
Filmi më i mirë i huaj
Son of Saul
Kolona zanore më e mirë
Writing’s On the Wall (Sam Smith – Spectre)
Kategoria Serial TV
Seriali më i mirë – DRAME
Mr. Robot
Seriali më i mirë – COMEDY / MUSICAL
Mozart in the Jungle
Aktori më i mirë në një serial – DRAME
Jon Hamm, Mad Men
Aktorja më e mirë në një serial – DRAME
Taraji P. Henson, Empire
Aktori më i mirë në një serial – COMEDY / MUSICAL
Gael García Bernal, Mozart in the Jungle
Aktorja më e mirë në një serial – COMEDY / MUSICAL
Rachel Bloom, Crazy Ex-Girlfriend
Miniseriali / Filmi TV më i mirë
Wolf Hall
Aktori më i mië në një MINISERIAL / FILM TV
Oscar Isaac, Show Me a Hero
Aktorja më e mirë në një MINISERIAL / FILM TV
Lady Gaga, American Horror Story: Hotel
Aktori më i mirë jo protagonist në një Serial, Miniserial ose Film TV
Christian Slater, Mr. Robot
Aktorja më e mirë jo protagoniste në një Serial, Miniserial ose Film TV
Maura Tierney, The Affair