Seriali italian Gomorra pas suksesit të sezonit të parë do të vijë premiere me sezonin e dytë duke filluar nga 10 Maji në Sky Atlantic.
Seriali i bazuar në librin me të njëjtin titull të Roberto Saviano në sezonin e dytë do të përmbajë 6 episode dhe do të transmetohen premierë çdo të martë në kanalin tematik të Sky Italia.
Midis protagonistëve të Gomorra 2 do të shohim sërish Genny Savastano (Salvatore Esposito), i mbijetuar nga sulmi i Ciro në një teatër të mbushur plot me fëmijë. Nuk do të mungojnë new entry, si Chanel (interpretuar nga Cristina Donadio) në rolin motrës nga njerka të Zecchinetta i vrarë me urdhër të Genny. Hyrje të reja janë edhe Cristiana Dell’Anna në rolin e mbesës së Malammore, krye shitëse në një dyqan veshjesh në qytetin e Secondigliano.