Good Luck Charlie nga 8 shtatori në Vizion Plus

Nga muaji shtator Vizion Plus pasuron skemën programore me një serial të ri për adoleshentet. Good Luck Charlie, (në shqip: Fat të mbarë Karla), do të vijë çdo pasdite, nga e hëna në të premte në orën 15:30.

Ky serial televiziv është prodhuar nga Disney Channel Original Series dhe u transmetua për herë të parë në 4 prill të vitit 2010.

Subjekti i serialit është i fokusuar në përditshmërinë e familjes Dunkan me banim në Denver, të përfshirë emocionalisht nga ardhja në jetë e fëmijës së katërt Charlote “Charlie” Duncan (Mia Talerico). Në çdo episod do te zbulojme peripecite, aventurat dhe sakrificat e një familje tradicionale amerikane të përkushtuar për rritjen sa më të mirë të vajzës se tyre më të vogël.

Seriali televiziv ka gjithsej 4 sezone me 25 episode secilin.

KOMENTO