Google dhuron 2GB për jetë në Drive. Ja si t’i përfitoni ato!

Gjigandi i internetit Google dhuron 2 GB hapsirë arkivimi në shërbimin e tij cloud Google Drive për të gjithë ata përdorues që kompletojnë kontrollin e sigurisë të llogarisë së tyre.

Promozioni, pra 2GB dhuratë, do të jenë të disponueshëm për një afat pa skadencë. Google ka aktivizuar këtë promocion me rastin e Safer Internet Day 2016 (Dita e Internetit të Sigurt), sot e martë 9 shkurt.

Duhen vetëm pak minuta dhe disa hapa për të bërë tuajat 2GB në hapsirën tuaj të Google Drive, pas të cilave do t’ju paraqitet një njoftim si në foton në vazhdim.

google drive

Kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata përdorues që preferojnë të organizojnë punën e tyre online, kudo dhe kurdo, prandaj ju këshillojmë që të perfitoni. Ne sapo e kryem procesin e verifikimit me sukses. Një proçes që çdo kush duhet ta kryej për të pasur sa më të sigurt materialet e veta në Google.

KOMENTO