Ashtu sikurse ju kishim informuar ekskluzivisht javë më parë, Alba Cobaj do të shfaqej në ekranin e MAD Albania me një projekt të sajin televiziv. Projekt për të cilin ish konkurentja e BB8 kishte kohë që punonte do të shfaqet tashmë në televizionin e ri IN TV.
Alba do të vesh rolin e një “Gossip Girl”, titulli i emisionit me të cilin ajo do të debutojë në ekran si moderatore, pas eksperiencës radiofonike në Top Albania Radio. Vetë titulli i emisionit na bën të kuptojmë se formati do të ketë në qendër personazhet e showbizit, thashethemet apo skandalet për të cilat ata janë kudo në faqet e shtypit të shkruar rozë të trajtuar në një tjetër stil nga vajza trasgresive e Big Brother.
Emisioni Gossip Girl me Alba Cobaj do të fillojë këtë të shtunë në orën 15.00, në IN TV