Rrjeti FOX ka publikuar teaser trailer-in e ri që na prezanton me perzonazhet e këqinjë të serialit Gotham, me autor Bruno Heller (The Mentalist) një prequel i sagës të Batman dhe aktor protagonist Ben McKenzie në rolin e të riut Jim Gordon.
Në videon, që mund të shihni më poshtë, shohim tre personazhet Selina Kyle (Camren Bicondova), që do të bëhet Catwoman, kriminelin Oswald Cobblepot (Robin Lord Taylor), që do të bëhet Pinguini. ndërsa gruaja afariste është Fish Mooney (Jada Pinkett Smith).
Gotham rrëhen historinë e zanafillës së vilanëve dhe vigjilentëve të DC Comics. Seriali ka për qëllim zbulimin e një kapitulli krejtësisht të ri të pa treguar më parë, dhe ndjek ngjarjet e policit të ri James Gordon në një qytet të përfshirë nga korrupsioni i keqbërësve, ku në të ardhmen do të shfaqet një nga heronjtë më të njohur në botë.
Në cast-in e serialit gjejmë edhe Sean Pertwee në rolin e Alfred Pennyworth, Zabryna Guevara në rolin e Kapiten Essen, ndërsa Erin Richards (Being Human) është Barbara Kean. Donal Logue është agjenti Harvey Bullock, dhe David Mazouz është Bruce Wayne.