Seriali dramatik i shume ndjekur Grey’s anatomy duket se do te vazhdoje xhirimet pa personazhin e Derek. Aktori Patrick Dempsey eshte afer largimit nga seriali tv i Abc, per shkak te disa kontraditave me krijuesen e shfaqjes Shonda Rhimes. Jo rastesisht, ne sezonin e njembedhjete interpretuesi i Derek shfaqet shume pak, me nje storyline qe e sheh larg Seattle.
Sipas nje burimi prane produksionit kjo mund te jete edhe nje menyre per te larguar personazhin nga seriali, kjo per shkak te nje sherri qe ka ndodhur midis aktorit dhe krijueses.
Ne fakt, kjo nuk do te ishte hera e pare qe produksioni haset me probleme me cast-in: Washington (ne rolin e Burke, u shfaq si guest star ne sezonin e dhjete) u pushua nga puna ne fund te sezonit te trete, si pasoje e disa sjelljeve jo etike ndaj T.R Knight (O’Malley), gay i deklaruar, ndersa aktorja Heigl (Izzie) doli nga skena pas disa grindjeve.
Zerat per nje dalje nga skena e Dempsey, mbeten ende te pa konfirmuara dhe nuk mund te konsiderohen te verteta edhe pse aktori ne fillim te vitit kishte folur per deshiren e tij per t’iu perkushtuar me shume karrieres si pilot i makinave te garave.
Vendimi per t’u larguar nga seriali mund te jete i lidhur ngushte me kontraten qe aktori ka me produksionin. Kujtojme qe Patrick Dempsey si dhe kolegja e tij Ellen Pompeo, vitin e kaluar nenshkruan kontraten per te qene pjese e serialit per dy vite te tjera.
Por dalja e Dempsey nga seriali mund te shkaktoj akoma me shume zemerim per fansat e Grey’s anatomy, qe e kane vleresuar dhe dashur prezencen e tij ne serial: Rhimes duhet te marre ne konsiderate edhe kete fakt para se te vendos fundin e personazhit Derek. Apo jo?!