Pas një kohe pushimi relativisht të gjatë, aktori i mirënjohur turk Halit Ergenç, i zbuluar nga shqiptarët në rolin e tij në serialin historik “Sulltani i Madhërishëm”, tashmë do të kthehet sërish në ekran.
Ai tashmë është në fazat përfundimtare për të nisur xhirmiet e një seriali i cili do të titullohet “Vatan Haini” i cili mendohet të ketë një shikueshmëri mjaft të lartë.
“Vatan Haini” do të jetë një prodhim i kompanisë kinematografike turko-arabe “O3-Media” e njëjta kompani e cila vendosi në ekran serialin “Mbretëresha e Natës” i cili po transmerohet në platformën “Tring”.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim nga redaksia