Xhihani i rrëfen Gulseren frikën që ka se mos humbet vajzën. Xhihani dhe Dilara debatojnë për ngjarjet më të fundit. Gulseren shkon e tërbuar te Ozkani, ndërsa Xhihan takon Xhanan në zyrat e tij. Hazal kapet duke kopjuar në provim dhe merr një paralajmërim nga shkolla. Në të njëjtën ditë Gulseren i shkon në shkollë, pasi Hazal nuk i përgjigjet telefonatave të saj. Një aksident i rëndë ndodh. Dilara tërbohet kur merr telefonatën nga shkolla e Hazalit, si dhe kur Rahmi i rrëfen se ishte ajo që i vuri flakën stallës së kuajve, por qetësohet në vendimet e saj menjeherë pasi mëson aksidentin e ndodhur.
Në mënyrë heroike, Gulseren shpëton Hazalin. Të dyja përfundojnë në urgjencë si pasojë e plagëve të rënda. Ozan përpiqet që të mbajë të motrën larg ngjarjeve duke gjetur gjithëfarëlloj justifikimesh që të mos hapin televizorin. Xhihani kthehet me urgjencë nga udhëtimi i tij dhe shkon në spital për ti qëndruar pranë Gulserenit ndërkohë që Hazal është ende në sallën e operacionit. Një muaj më vonë, duket se gjithçka është kthyer në normalitet. Hazal vazhdon të jetojë te Dilara, Xhihan dhe Gulseren duken më pranë se kurrë, ndërsa Xhanan fillon të paguajë Ozkan për t’i rritur standartet e jetesë.
Hazal i tregon Dilarës një foto të nxjerrë gjatë darkës mes Xhihanit, Ozanit, Gulseren dhe Xhansusë. Dilara kërkon llogari nga Ozani, duke i treguar se është thellësisht e lënduar prej tij. Kerimanit i shkojnë për vizitë ish-shoqet e saj të qelisë. Jeta e Gulseren kthehet në një mankth, pas thashethemeve që qarkullojnë për të dhe Xhihanin. Ky i fundit i qëndron pranë duke i premtuar që do të gjejnë një zgjidhje sëbashku.
/tvklan.al/