HBO Europe ka shtuar një skenariste dhe producente me përvojë për zyrën e vet të zhvillimit në Evropën Qendrore, ku mesa duket dega europiane e HBO dëshiron te vij me prodhimet e veta origjinale.
Ana Balentoviç është emëruar drejtuese ekzekutive për zyrën e zhvillimeve për HBO Adria për të identifikuar dhe zhvilluar talentet dhe projektet nga Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Ajo do të raportojë tek Jonathan Young, drejtues i programeve origjinale për HBO Central Europe dhe Steve Matthews, drejtues dhe producent ekzekutiv i zhvillimit të dramës për HBO Europe.
Qëllimi është të kërkohen dhe prodhohen seriale origjinale dhe cilësore që pasqyrojnë markën HBO, duke pasur qasje me audiencen lokale.
Balentoviç sjell një përvojë të gjerë për zhvillimin e TV-fiction në rolin e sapokrijuar, duke udhëhequr shkrimtarët nëpër Evropën Juglindore si kreu i zhvillimit për inkubatorin e talenteve ContentLAB dhe Factory.
Balentoviç do të marrë pjesë në Festivalin e Filmit të Sarajevës javën e ardhshme për të takuar industrinë dhe talentin si pjesë e një pranie të fortë të HBO Europe. Një çmim i sponsorizuar nga HBO Europe do të vij në festival.
Vitin e kaluar HBO Europe i zgjeroi aktivitetet e saj prodhuese në Skandinavi dhe Spanjë.