Kanali ndërkombëtar i24NEWS është i disponueshëm nga sot në gjuhën angleze dhe franceze në formatin HD, përkatësisht në kanali 81 dhe 82 të platformës italiane free Tivùsat.
i24NEWS është një rrjet ndërkombëtar all news rreth Lindjes së Mesme, i cili mbështetet tek një staf prej 300 personash, midis tyre 150 gazetarë që përfaqësojnë 35 shtete. Emisionet e i24NEWS realizohen nga studiot e vendosura në New York, Paris, Washington dhe Tel Aviv.
Me shtimin e dy kanaleve të reja platforma Tivùsat mundëson shikimin e më shumë se 90 kanaleve televizive dhe dëgjimin e 43 kanaleve radiofonike, ku bëjnë pjesë 30 kanale HD dhe shumë shërbime On Demand.