Dancing With The Stars është një ndër produksionet më të ndjekura në ekranet shqiptare. Mbas 4 edicioneve të suksesshme në ekranin e Vizion Plus, edicioni i pestë pritet të rikonfirmojë edhe njëherë audiencen që e ka karakterizuar gjithmonë ketë spektakël. Një ndër elementët kyç, pavarësisht mbështetjes së madhe të publikut, në vlersimin e vipave është edhe juria e këtij spektakli. Edhe këtë edicion është rikonfirmuar në rolin e kryetarit të jurisë balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri, i cili pas suksesit disa vjeçar në Itali, është bërë i dashur për publikun shqiptar falë këtij formati. Për të pestin vit rradhazi në “Dancing With The Stars Albania” Ilir Shaqiri është gati për të mirëpritur dhe vlerësuar yjet që do të vallzojnë në teatrin e kërcimit të Vizion Plus. I pyetur ekskluzivisht nga Info Media -Albania se cfarë pret ai këtë vit nga konkurentët e “Dancing With The Stars Albania“ Iliri është përgjigjur:
“Konkurentët këtë edicion janë shumë të zgjedhur nga produksioni dhe besoj që gara ka për të qenë fituesi i trofeut do jetë e fortë. Do ketë sfida kërcimi më të vështira se herët e tjera”.
Por të rejat nuk përfundojnë me kaq, këtë vit do ketë ndryshime në panelin e jurisë. Gazetarja Iva Tico, ndoshta për shkak të angazhimit të saj në Top Show Magazine (Top Channel), është laguar nga ky panel ku për katër vite me rradhë ka qënë pjesë e jurisë. Ende nuk dihet se kush do të zëvendësojë Ivën në postin e antares së jurisë dhe për këtë do të na duhet të presim ditët në vijim. Nderkaq, Ema Andrea dhe Alfred Kaçinari mbeten të pandryshuar.
Dancing With The Stars po vjen. Shumë shpejtë në ekranin e Vizion Plusi nën drejtimin e Amarda Toskës dhe Drini Zeqos.
IMA / G. Qerimi