IMA – InfoMedia Albania, e themeluar në Facebook më 11 Tetor 2010 është faqe/blog i specializuar në fushën e medias dhe televizionit. Një portal që ka si qëllim kryesor informimin rreth botës mediatike. IMA ka mundur të sjellë pranë lexuesve të sajë lajmin më të saktë dhe më të shpejtë, duke sjellë në rritje të vazhdueshme numrin që e pëlqejnë këtë portal.

Për të dytën herë IMA Awards sjellë nominimet në 36 kategori të përzgjedhura nga stafi i IMA për të vlerësuar programet dhe personazhet e televizionit. Duke filluar nga 22 Shkurt 2014 deri në datë 20 Mars 2014 publiku ka patur mundësi të votoj online në portalin e IMA për të përcaktuar fituesit e çmimeve si për televizionet shqiptare ashtu dhe për ato kosovare.

Ky edicion ka pasur mjaft interes duke rritur edhe numrin e atyre që kanë votuar në këto kategori për gati një muaj rresht. Sfida ka qënë tepër e fortë mes të nominuarve kështu Ermal Mamaqi ka mundur të rrëmbejë dy çmime njëkohësisht atë si Personazhi mashkull i vitit dhe Personazh i social i vitit. Televizioni Top Channel ka mundur të fitojë si Kanali më i mirë gjeneralist. Programi Fiks Fare pavarësisht risive në prezantim vazhdon të mbetet më i pëlqyeri dhe ka mundur të shpallet Programi më i Mirë Investigues. Ashtu si dhe pritej lajmet në Top Channel vazhdojnë të mbeten burimi me i besuar per teleshikuesin duke çuar në redaksinë e tyre çmimin si Edicioni Informativ më i Mirë. Programi i të dielës E Diell, është padyshim zgjedhja për tu argëtuar nëpërmjet ekranit për teleshikuesin shqiptar duke e shpallur fitues të çmimit Programi me i Mirë Argëtues.

Vizion Plus kryeson me çmimin e Programi i Vitit me talent shown Dancing with the Stars dhe Zefina Hasani, si Autorja më e mirë. Po kështu varieteja Apartamenti 2XL është triumfues në kategorinë Programi më i Mirë Komik dhe Satirë duke lënë pas Portokalli dhe Al Pazar. Një nga programet më të ndjekur të pasdites, Vizioni i Pasdites është fitues i çmimit Programi më Mirë argëtues i PasditesNë kategorinë Soap/Telenovela më e Mirë është përzgjedhur Dashuri të Vërteta, si dhe Karaday, Seriali turk më i mirë.

Vazhdojmë më tej me Televizionin Klan ku Ardit Gjebrea ka rrëmbyer çmimin si Producenti më i Mirë, Jo Vetëm Modë, Emisioni më i mirë Kulturor,

A1 Report, edhe pse më i riu në median all news, ka fituar çmimin si Televizioni Informativ më i Mirë.

Këngëtarja e talentuar Elhaida Dani ka fituar në kategorinë Best Albanian Act

Emisioni Heart Attack, ne Agon Channel, është përzgjedhur si Emisioni Rinor më i Mirë.

Në Digital kanë kryesuar kanalet My Music dhe T plus.

Këtë edicion IMA ka menduar të vlerësojë me një çmim special për risinë e emisionit Thumb në Youtube dy vajzat, Aulona dhe Fatma, me çmimin Programi Social Network i Vitit.

Më poshtë po ju paraqesim listen e plote me fituesin për çdo kategori.

Programi i Vitit // Dancing with the Stars 4 – Vizion Plus

Programi-i-Vitit-Dancing

Programi më i Mirë Komik dhe Satirë // Apartamenti 2XL – Vizion Plus

Apartamenti-2xL-programi-me-i-mire-komik-dhe-satire

Programi më i Mirë investigues // Fiks Fare – Top Channel

FProgrami-me-i-mire-investigues-iks-fare

Programi më i Mirë Argëtues i Pasdites // Vizioni i Pasdites – Vizion Plus

Programi-i-pasdites-Vizioni-i-Pasditës

Programi më i Mirë i mëngjesit // 7 pa 5 – Vizion Plus

Programi-më-i-Mirë-i-mëngjesit-7-pa-5

Programi më i Mirë Argëtues // E Diell – Top Channel

Programi-më-i-Mirë-Argëtues-E-Diell

Programi më i Mirë Kulturor // Jo Vetem Mode – TV Klan

programi-me-i-mire-kulturor-jo-vetem-mode

Programi më i Mirë Muzikor // Kenga Magjike – TV Klan

Programi-Muzikor-me-i-mire-Kenga-Magjike

Programi më i Mirë Rinor // Heart Attack – Agon Channel

Programi-me-i-mire-rinor-Heart-Attack

Programi më i Mirë i Informacionit dhe analizës // Zonë e Ndaluar – Vizion Plus

programi-me-i-mire-i-informacionit-dhe-analizes-zone-e-ndaluar

Emisioni më i Mirë Politik // Opinion – TV Klan

Emisioni-politik-më-i-Mirë-Opinion

Programi më i Mirë Sportiv // Proçesi Sportiv – Top Channel

programi-sportiv-me-i-mire-procesi

Talent Show më i Mirë i Vitit // The Voice of Albania – Top Channel

Talent-Show-me-i-mire-The-Voice-of-Albania

Talk Show më i Mirë // Urbanika – A1 Report

Talk-show-me-i-mire

Talent Show më i Mirë për Fëmijë // 1001 Pse?! – Top Channel

Talent-Show-më-i-Mirë-për-Fëmijë

Game / Quiz Show më i Mirë // Për Vete – Top Channel

Game-Quiz-Show-Për-Vete

Edicioni Informativ më i Mirë // Lajme – Top Channel

Edicioni-informativ-me-i-mireTop-Channel

Spikeri më i Mirë i Lajmeve // Dhimiter Gjoka – Albanian Screen

Spikeri-me-i-mire-i-lajmeve-Dhimiter-Gjoka

Spikerja më e Mirë e Lajmeve // Mira Kazhani – Vizion Plus

Spikerja-më-e-Mirë-e-Lajmeve

Personazhi Mashkull i vitit // Ermal Mamaqi

Personazhi-mashkull-i-vitit-ermal-mamaqi

Personazhi Femër i vitit // Fiori Dardha – Top Channel

Personazhi-Femer-i-Vitit-Fjori-Dardha

Personazhi zbulim i vitit // Klea Huta

personazhi-zbulim-i-vitit-klea-huta

Personazhi Social i Vitit // Ermal Mamaqi

Personazhi-Social-i-Vitit-Ermal-Mamaqi

Producenti më i Mirë // Ardit Gjebrea

Producenti-me-i-mire-Ardit-gjebrea

Autori/ja më i/e Mirë i Programit // Zefina Hasani

Autorja-me-e-mire-e-Programit-Zefina-Hasani-Dancing-with-the-Stars

Best Albanian Act // Elhaida Dani

Best-Albanian-Act

Kanali më i Mirë Gjeneralist // Top Channel

Kanali-më-i-Mirë-Gjeneralist-Top-Channel

Kanali më i Mirë Informativ // A1 Report

kanali-informativ-me-i-mire-A1-Report

Kanali më i Mirë Muzikor // My Music – Digitalb

kanali-me-i-mire-muzikor-my-music

Kanali më i Mirë Digital // Tplus -Digitalb

Kanali-më-i-Mirë-Digital-T-Plus

Seriali më i Mirë Italian // Skuadra Antimafia – Top Channel

Seriali-më-i-Mirë-Italian

Seriali më i Mirë Turk // Karadayi – Vizion Plus

Seriali-më-i-Mirë-Turk-Karadayi

Soap / Telenovela më e Mirë // Dashuri të Vërteta – Vizion Plus

Soap-Telenovela-më-e-Mirë

Seriali më i Mirë Amerikan / Canade z/ Britanik // Dr. House – TV Klan

Seriali-më-i-Mirë-Amerikan-Canadez-Britanik

Emisioni Kosovar më i Mirë i Debatit // Zona e Debatit – Klan Kosova

Emisioni-Kosovar-më-i-Mirë-i-Debatit

Emisioni Kosovar më i Mirë Kulturor & Argëtues // Prive – Klan Kosova

Emisioni-Kosovar-më-i-Mirë-Kulturor-Argëtues

Programi Social i Vitit (Çmim special nga IMA) // Thumb – Nitro Shqip

Programi-social-i-vitit

 

 

IMA / R. Kryeziu / I. Doda