Për të katërtin vit rradhazi InfoMedia Albania sjell IMA AWARDS, çmimet që vlerësojnë personazhet dhe programet televiziv gjatë një viti.
Duke filluar nga 5 Nëntori 2016 deri në 5 Dhjetor 2016, publiku pati mundësinë të votojë online në portalin e IMA për të përcaktuar fituesit e çmimeve si për televizionet Shqiptare ashtu dhe për ato Kosovare. Këtë edicion kanë qënë 48 kategori të ndara në Çmimet për Televizionet Shqiptare dhe ato Kosovare.

Në çmimet për televizionin shqiptar, edhe këtë edicion kryeson televizioni Top Channel, i cili përveç Arbana Osmanit si “Prezantuesja më e mirë”, ka arritur të mbizotërojë me personazhet si Eno Popi dhe Mira Kazhani (Duo Më e Mirë Televizive ), Beti Njuma (Spikeri më i Mirë i Lajmeve) dhe formatet Master Chef (Formati më i Mirë Cooking Show), Select (Formati më i Mirë Showbiz), The Voice (Formati Talent Show më i Mirë), Në Shtëpinë Tonë (Formati më i Mirë i Mëngjesit) etj.

Pas tij vjen TV Klan i cili është vlerësuar si Televizioni më i mirë Gjeneralist. Në rradhët e personazheve fitues të këtij televizioni, Ardit Gjebrea është shpallur si Prezantuesi më i Mirë, ndërsa përsa i takon emisioneve Opinion (Formati më i Mirë i Debatit dhe Politikës), për të dytin vit rradhazi Takimi i Pasdites (Formati më i Mirë i Pasdites), dhe emisionin investigativ Stop nën drejtimin e Saimir Kodrës dhe Gentian Zenelaj, si edhe Diamante dhe Dashuri si seriali më i mirë Turk.

Vizion Plus gjithashtu është vlerësuar me Tu Si Que Vales (Formati më i mirë Risi), Oktapod (Formati më i Mirë i Talk Show), My Living (Formati më i Mirë Art/Kulturë), si edhe emisioni nën drejtimin e Agron Llakaj, AlPazar (Formati më i Mirë i Humorit)

Televizioni Lokal më i Mirë është fituar nga Star Plus i qytetit të Shkodrës. Televizioni News 24 është shpallur për herë të parë në IMA Awards, si Televizioni Informativ më i Mirë. IN TV,është vlerësuar me çmimin Televizioni më i Mirë Muzikor/Entertainment dhe për Personazhin zbulim moderatorin Kelvi Kadillin.

Zefina Hasani, është vlerësuar si Autori më i Mirë i Programit.

Kategoria më e re, Seriali më i mirë Shqiptar, është fituar nga O Sa Mirë. Një kategori risi në IMA Awards 2016 ishte edhe ajo e Gazetarit të Vitit, ku fitues është shpallur Marin Mema.

Çmimin special Personazhit Social të Vitit, këtë vit stafi i IMA ka vendosur t’ia akordojë Arbër Hajdarit, drejtuesit të kauzës Fundjavë Ndryshe për nismat e tij humanitare në ndihmë të familjeve në nevojë dhe si një personazh i cili duhet marrë shembull nga rinia shqiptare.

IMA Awards 2016 | Çmimet e Televizionit – Shqiptar

E ndërsa në Shqipëri kryeson Top Channel, në median kosovare Klan Kosova dhe programet e tij kanë rezultuar më të pëlqyerit e publikut kosovar. Kështu, Klan Kosova ashtu si kanali i tij simotër në Shqipëri, ka marrë për herë të dytë këtë edicion, çmimin si Televizioni më i Mirë Gjeneralist, po ashtu edhe çmimet Formati më i Mirë i Mëngjesit me Ora 7, Formati më i Mirë i Pasdites me Ora e Pasdites. Formati Hej Wazzup vlerësohet si Formati më i Mirë për të Rinj.

Express Rozë në TV Dukagjini është vlerësuar gjithashtu si Formati më i mirë Showbizz.

RTV 21 ka arritur të rrëmbejë 3 çmime, 2me1 si Formati më i mirë Sportiv, dhe me edicionin Informativ Kryesor më të Mirë, prodhimi i suksseshëm turk Kara Sevda është vlerësuar si Seriali më i mirë Turk. Kafeneja Jonë është votuar si Seriali Kosovar më i Mirë.

IMA Awards2016‬ | Çmimet e Televizionit – Kosovar

KOMENTO