Rrjeti social Instagram ka njoftuar rritjen e limitit për ngarkimin e videove në shërbimin e tij në 60 sekonda. Fillimisht ky shërbim kufizonte ngarkimin e videove në 15 sekonda, për të vazhduar më pas me 30 sekonda.
Në një komunikim zyrtar Instagram ka njoftuar se në gjashtë muajt e fundit koha që përdoruesit kalonin për të parë videot arriti një rritje më shumë se 40%, vlerë kjo që ka bërë që drejtuesit t’i japin më shumë mundësi përdoruesëve për shprehur momentet e tyre më të dashura. Pas suksesit me fotografitë, Instagram duket se do të pushtojë rrjetin edhe në segmentin e video sharing.
Përditësimi në versionin e ri të app-it fillon këtë javë.