Është një nga personazhet e ekranit më të dashur të momentit, Renato Mekolli shefi më simpatik i Masterchef Albania, ka pranuar të jetë pjesë e Intervistës ekskluzive të Info Media Albania e realizuar me pyetjet e ndjeksëve tanë të rregullt të dërguara në faqen tonë. Profesioni, angazhimet në televizion dhe jeta sentimentale. Një intervistë ndryshe nga ato që kemi lexuar deri më sot, që do të shuaj kuriozitetin e shumë prej atyre që Renato ka arritur t’i bëjë për vete me thjeshtësine, buzëqeshjen dhe pozitivitetin që vetëm ai di të përcjellë!

Eksperienca juaj e parë në një televizionin shqiptar ishte me emision tuaj në Living, a do të kemi të tjera sezone me Renaton protagonist?

Po, ishte në Living dhe meqenëse më jepet rasti e falenderojë stafin e ketij kanali që më dha mundësinë të isha pjesë e programacionit të tyre. Sigurisht, që do ketë sezone të tjera me ide të reja dhe tepër të veçanta, por nuk dua që të nxitohem.

Tashmë, kanë filluar përgatitjet për edicionin e dytë të MasterChef Albania, çfarë ka menduar të sjellë ndryshe Renato në këtë edicionin?

Është shpejt që të flasim për edicionin e dytë të MasterChef Albania, kur të vij momenti përseri këtu do jemi. (qesh)

Pas MasterChef Albania cila është sfida juaj e radhës në televizionet shqiptare?

Është shpejt akoma për të zbuluar sfiden time të rradhës, por të jeni të sigurtë se do të shihni si gjithmonë diçka të veçantë.

Mendoni se një version shqiptar i MasterChef Junior do ketë sukses në Shqipëri?

Shqipëria është një vend i vogël dhe është më e vështirë realizimi i të tilla formateve, por jam i sigurtë se nëse një ditë në ekranet shqiptare do të bëhej MasterChef Junior, do ketë po të njëjtin sukses që ka edhe MasterChef Albania sot.

Keni menduar ndonjëherë të hapni restorantin tuaj në Shqipëri ose Greqi?

Sigurisht që e kam menduar, por angazhimet e shumta nuk më kanë lejuar të ndërmarrë nje sipërmarrje të tillë për momentin. Shqipëria është vendi ku po mendojë të realizojë diçka të bukur dhe të veçantë. Avash avash, nuk dua të nxitohem.

Në restorantin ku ju punoni a ofron menuja një gatim shqiptar? Nëse jo a e keni menduar të propozonit një gatim tonin tradicional?

Në restorantin ku unë jam chef executive nuk ka diçka përsa i përket gatimit tonë, pasi është një restorant me histori 100 vjeçare, ajo çfarë unë kam servirur është modernizimi i kuzhinës greke, duke futur karakteristikat e kuzhinës gourmet dhe me klas.

Si ju duket cilësia e gatimeve në restorantet me emër në Shqipëri, a mund të konkurojë me kuzhinën ndërkombëtare?

Cilësia e restoranteve shqiptare përsa i përket gatimeve është shumë e dobët, duhet shumë punë akoma për t’i ofruar klientëve për ate sa shpenzojnë realisht. Kuzhina jonë tradicionale është shumë e shijshme dhe kjo falë njerëzve të moshës më të madhe, që gatuajnë me merak dhe dashuri. Jam i bindur që kemi një kuzhinë të pasur dhe një tokë që prodhon çdo gjë, do na kishin zili shumë vende të botës, dhe kjo falë klimës mesdhetare që kemi.

Pyetja e fundit që të gjithë janë kurioz dinë, në veçanti femrat, a është i dashuruar Renato?

Sigurisht që jam i dashuruar, dashuria për mua është frymëzim, më bën të qesh, të krijoj, më mbush gjithmonë me energji, nuk e keni vënë re akoma?! (qesh)

 

Ekskluzive Info Media Albania © 2014

loading...

KOMENTO