INTERVISTË EKSKLUZIVE | Rrëfehen 2-Dotsat e Fiksit: Dorian Ramaliu & Devis Muka

Të gjithë i njohim Devisin dhe Dorin. Ata janë një nga duot më të mira dhe më natyrale të Top Channel, jo vetëm para ekranit por kudo, në punë, kafe dhe xhiro. E ndërsa më parë vetëm një ditë të Diele në “Pa Limit”, tashmë të dy na shoqërojnë çdo ditë jave në ekran duke përcjellë problematikat dhe aktualitetin e sotëm të Shqipërisë. Por fillimisht ata kanë një mesazh për ju!

 

Këtë rradhë ata janë vedosur nën shenjestrën e IMA për të qënë pjesë e rubrikës së intervistave. Ju premtojmë që nuk është aspak monotone se dhe vetë këta dy djemë nuk janë kurrë të mërzitshëm, lexojeni!

  1. Si e pritët kur morrët ofertën për drejtimin e Fiks Fare?

E kemi harruar fare sepse ka kaluar një vit tashmë. Por nuk ka qene ofertë, sepse e kemi fituar me audicion.

  1. Ka qënë një sfidë drejtimi i këtij emisioni?

Sigurisht është sfidë e përditshme. Sepse dhe vete Fiksi, është i lidhur me sfidat. Gjithë jeta jonë është një sfidë!

  1. Do t’ju shohim në ekran edhe sezonin e ardhshëm të Fiksit?

Prite të mbarojmë sezonin e tashëm se jemi në kulmin e tij, ti mbarojmë dhe zgjedhjet dhe flasim me qetësi e dashuri për sezonin e ri.

  1. Fakti që ju bëtë një puthje “partizane” në puntatën e parë që drejtuat, shkaktoi një debat të madh në web.

Po shkaktojë çfare te bejmë ne. Po pa merak se i kemi dhene provat qe dime te puthim mire dhe femrat.

  1. Po familjet tuaja si e pritën?

Ne që prej asaj dite nuk flasim më me familjet tona…

  1. Çfarë e dallon Dorin nga Devisi? Po Devisi nga Doriani?

Njëri e ka të shkurtër, tjetri e ka te gjatë. Njeri e ka të rëndë tjetri e ka të dobët. Flasim për gjatësin e për peshën mos të keqkuptohemi.

  1. Formati Televiziv që do të donit ta drejtonit vetëm për një natë?

Rubrikën e Motit. E kemi fiksim, njëri të bëjë jugun dhe tjetri veriun.

  1. Cila është moderatorja më seksi e ekranit sipas jush?

Jonida Shehu. Sepse na ka paguar për ta thënë.

  1. Si jeni njohur bashkë?

Në Facebook. Më bëri like, i bëra like pastaj folëm në messenger dhe më vonë pime kafe bashkë. Por jo jo. kemi që në akademi që njihemi.

  1. Çfarë urreni te njëri-tjetri?

Pothuajse gjithçka, ne rrimë bashke vetëm sepse me njeri-tjetrin marrim rrogën.

  1. Sa është koha më e madhe që keni qëndruar pa folur me njëri-tjetrin?

Dje në makinë qëndruam pa folur, gjatë momentit kur u hap semafori.

  1. Jeni zene ndonjëherë?

Jemi zënë njehërë keq fare në një darkë pasi Dori nuk ma kalojë kripën dhe unë si hakmarrje, i ngula pirunin.

  1. Shihni porno?

Shohim por vetem nëse është diçka artistike.

  1. Personi që “urreni” më tepër në Top Channel?

Alban Dudushi sepse ka makinë më të mirë se ne.

  1. Po ai që doni më shumë?

Babin dhe Mamin. Filip Çakulli dhe Denisa Haxhiaj , shefi dhe shefja jonë.

  1. Velinën brune apo bjonde?

Ato nuk duan njera – tjetren si t’i duam ne?! Bejmë shaka se të dyja janë shume të mira.

  1. Ushqimi i preferuar?

Byrek me gjize po s’pati me gjize bëje me spinaq.

  1. Devisin apo Dorin, kë gjuajnë më tepër femrat kur jeni bashkë?

Devin, se femrat vdesin ta ndajnë nga gruaja. Dorin e kapin direkt, nuk e gjuajnë.

Ata nuk janë bashkë gjithmonë normalisht, dhe ne kemi vendosur t’i ndajmë edhe në një pjesë të dytë interviste tepër të shkurtër 🙂

  1. Hera e fundit që ke qarë?

Devi: Kur humbi Juventusi.

Dori: Kur doli Damiano nga Big Brother.

 

  1. Pengu më I madh në jetë?

Devi: Që s’u bëra gjinekolog.

Dori: Që nuk morra njeherë peng Devin.

  1. Si është për ty familja ideale?

Devi: Une e kam familjen ideale!

Dori: Ideale për mua ishte të kisha familjen e Devit.

 

  1. Muzika dhe Artisti I preferuar?

Devi & Dori: Si nga femrat si nga meshkujt nje eshte Alban Skenderaj

 

  1. Fobia më e madhe që ke?

Devi: Të hash fasule ne verë.

Dori: Mos të behem baba rastësisht.

 

loading...

KOMENTO