Ish- Pronari i televizionit Albanian Screen, tashmë i mbyllur, Rezart Taçi është shpallur i pafajshëm. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit pas akuzës së Drejtorisë së Tatimeve për pastrim parash dhe mospagimin e taksave.
Rezart Taçi në maj 2016 u ndalua me urdhër të Prokurorisë Publike të kantonit të Gjenevës në Zvicër, për akuzën e “mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”.