Është rritur numri i familjeve italiane të cilat po i drejtohen aksesit të televizionit satelitor. Sipas studimit të kryer nga Ergo Research, fokusuar në “DigitalTrends”, numri i përdoruesëve sat free ka arritur në 37%, me 2,23 milion familje.
Në kuadër të këtij studimi, rreth 600 mijë përdorues potencial (prospect) këtë vit mund t’i bashkohen platformës Tivùsat. Arsyet e këtij trendy janë padyshim oferta e pasur e kanaleve free që ofron televizioni satelitor, për 25% të më shumë se 4000 të anketuarëve aksesi i kanaleve HD është motivi kryesor për kalimin në këtë platformë.
Gjatë vitit 2017 parashikohet që Tivùsat do të kalojë numrin e 30 kanaleve në HD.
Përpos kësaj, pjesë e platformës janë edhe kanalet në 4K: Rai4K, Eutelsat4K 1 dhe 2, Fashion Tv.
Në fillimin e vitit 2017, televizioni publik Rai pasuroi ofertën e tij me versionet e të gjitha kanaleve në HD.
Përveç kanaleve Rai, pjesë kanaleve HD janë SuperTennis, me transmetimin e drejtpërdrejtë të eventeve sportive kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare; Arté, kanali franko-gjerman dedikuar kulturës; KBS, network-u ndërkombëtar i transmetuesit kombëtar korean; Paramount Channel me filmat më të mirë të kinemasë botërore; Nove dhe shumë kanale të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Platforma satelitore free italiane ka arritur gjatë vitit 2016 aktivizimin e 2,9 milion smartcard-ëve./IMA/