Trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha, prej ditësh po kalon pushime në ishujt Maldive. Pak ditë më parë u zbulua se bashkë me të ishte edhe çifti Ledri Vula e Adela Sollaku, miq të Lorit, por jo vetëm ata. Bashkë me fashion blogger-en e njohur është edhe i dashuri i saj.
Pavarësisht kujdesit që trashëgimtarja e Top-it tregon vazhdimisht për postimet në rrjetet sociale, i dashuri, Vis Bajraktari, duket më i hapur për marrëdhënien e tij. Mjafton një “udhëtim” i shkurtër në profilin e tij në Instagram dhe i zbulon të gjitha pikëpyetjet.
Prej kohësh, Visi dhe Lori janë duke jetuar dashurinë e tyre larg vëmendjes mediatike, ndonëse ndryshe nga Lori, Visi nuk e ka problem të postojë foto personale me të dashurën e tij në rrjetet sociale.
Të lumtur në krahët e njëri- tjetrit, Lori dhe Visi i adhurojnë njëlloj udhëtimet, aq sa shpesh i arratisen jetës së zhurmshme të Tiranës dhe gjejnë paqe nëpër ishujt dhe plazhet ekzotikë. Dhe kjo është e dukshme nga të dy. Edhe në ato raste kur Lori përpiqet “të fshehë” diçka, Visi e tregon.
Revista Class