Ndërsa na priten ende disa javë deri në përfundim të seleksionimit të këngëve edicionin e rradhës të “Kënga Magjike 2016”, fansat e muzikës dhe eventeve kanë filluar të caktojnë këngët e tyre të preferuara.
Por cilët mund të jenë pretendentët kryesorë në eventin nën drejtimin dhe produksionin e Ardit Gjebreas deri më tani?
1. Rozana Radi
“Ma thuaj ti…” ishte kënga përfaqësuese në Kënga Magjike e cila e riktheu Rozana Radin, pas një periudhe pushimi 2-vjeçare. Balada ka arritur në pak ditë pas publikimit për tu bërë një nga këngët më të dëgjuara të momentit. Me më shume se 1,000,000 klikime në YouTube, Ma thuaj ti është një nga pretendentet kryesore të këtij edicioni të Kënga Magjike, ku padyshim do të ketë një vend triumfi në TOP10!
2. Alar Band Ft. Klea Huta – E Amla
Ëmbësira që na servirën djemtë fantastik të Alara Band në bashkëpunim me Klea Hutën, e cila me ritmet e saj vendos në lëvizje këdo është një nga këngët e tjera që ka arritur të ketë mjaft sukses. Por a do arrijnë ata të marrin një triumf?
3. Artjola Toska Ft Bruno – Mirmengjes Dashni
E publikuar vetëm dy javë më parë, kënga baladë e Artjolës dhe Brunos ka arritur të marri më tepër se 900,000 klike në Youtube, duke u renditur në vendin e dytë të këngëve më të shikura në KM 2016. Që po ashtu si Rozana më sipër, siç thotë edhe shprehja pa gjë nuk do ngelen këtë festival!
4. Arilena Ara – Nëntori
Ka për tu mbetur hit! Nuk mund të thuash asnjë fjalë për këtë tekst dhe këtë muzikë të Arilenës, e cila në vetëm 4 ditë ka arritur të mari më shume se 600.000 shikime dhe me shumë gjasa numri ka për tu rritur duke konkuruar vërtet fortë me Rozana Radin!
5. Soni Malaj – Për vete më mbaj
Na kishte munguar në fakt Soni! Edhe pse në ekran jo edhe aq shumë pasi ajo ishte pjesë e spektaklit të Top Channel Në 1 Javë nën drejtimin e Arbana Osmanit. Për vete më mbaj ishte kënga që Soni vendosi të rikthehet pas 7 vitesh në festivale. Me melodi të Gent Myftarajt dhe përsëri teksti nga ai në bashkëpunim me Eneda Tarifën, kënga është pritur mirë në eventin muzikor të vitit.
Copyright IMAlbania.com