Ja se cili është seriali më i kërkuar nga shqiptarët në 2016!

Viti që sapo lamë, ishte i mbushur me një programacion të larmishëm si edhe prurje të reja, sa i përket serialeve. Edhe pse tregu i kinematografisë turke po dominon botën madje edhe në “vendin e telenovelave”, pikërisht Amerikën Latine, në Shqipëri ka një interes mjaft të madh edhe për serialet indian.

Sipas statistikave të motorrit gjigand të kërkimit Google, për Shqipërinë rezulton se seriali më i kërkuar i vitit nga shikuesit shqiptar në web është ai i pasditeve në Televizionin Klan, “Sarasvatiçandra”. Qytetet që kërkojnë më së shumti për serialin hindi janë Kukësi, Shkodra dhe Lezha.

Pas nuk mbetet as seriali “Bidai” i cili theu rekordet e shikueshmërisë, sidomos në episodet e tij finale teksa përfundoi vitin e kaluar. “Bidai” rezulton ende të jetë mjaft i kërkuar për t’u parë online nga Shqiptarët.

Në vendin e dytë renditet “Kara Sevda” dhe “Fate të Kryqëzuara” të cilat janë ndër serialet më të shikuara të momentit në televizionin shqiptar.

/www.imalbania.com/

loading...

KOMENTO