Ja se si e konsideron ende të birin, Ardit Gjebrea! 

Moderatori i “E Diela Shqiptare” Ardit Gjebrea në këto pushime verore na ka treguar se është me të vërtetë një baba mjaft shembullor. Fotot e tij me Anën e vogël nëpër Shqipëri e thyen internetin!

Në këto ditë të nxehta, Arditi na ka treguar se po pushon në Turqi. Ai ka ndarë një foto argëtuese të djalit të tij të madh Jonit në pishinën e hotelit. Joni ka hipur mbi një komerdare mjelme të bardhë, nga ato që kanë pushtuar pushimet e vajzave fashionista kudo këtë verë. E merrni dot me mend se çfarë shkruan ai për Jonin? “Si para 23 vitesh”, është përshkrimi i tij për të birin.

Duket se Joni për të do të mbetet gjithmonë i vogli i tij, edhe pse tani është një djalë i rritur. Arditi na tregoi edhe një herë përmes këtij postimi marrëdhënien e shkëlqyer babë e bir!,/bordo/

loading...

KOMENTO