Mbrëmjen e djeshme u realizua në pallatin e kongreseve eventi muzikor i vitit “Top Music Awards”, dhe një event i rëndësishëm nuk ka kuptim pa një tapet të kuq, ku të presë të ftuarit “VIP” të mbrëmjes. Edhe “Top Music Awards” e kishte një të tillë, i cili të linte përshtypjen sikur po mbahej një event në Hollywood. Rreth 300 ftuar, personazhe të ekranit, muzikës dhe sportit ishin të pranishëm në “Red Carpet” të “Top Awards”, të gjithë të veshur bukur e të kuruar në detaje, duke e bërë tapetin gjigand të “TMA” akoma dhe më të bukur. Më poshtë shfletoni galerinë me disa nga fotot më interesante në “Top Music Awards”.
A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...