Aktorja Jennifer Grey ka zbuluar se ka refuzuar të jetë pjesë me një rol në remake-un televiziv të filmit Dirty Dancing.
Projekti i ri ka protagonist Abigail Breslin dhe Colt Prattes në rolet e Baby dhe Johnny.
Ylli i filmit origjinal ka thënë:
“Më kërkuan të bëhem pjesë e versionit të ri realizuar nga ABC Dirty Dancing. U ndjeva e nderuar pasi kam dëshiruar gjithmonë një gjë të tillë, është bukur kur merr propozime të një rëndësie si kjo. Por nuk mendova se ishte një rol i përshtatshëm për mua. Kam përshtypjen se nëse do duhet të relizohet një version ndryshe, atëherë është e panevojshme përfshirja”.
Jennifer ka preferuar mos tregojë se cili rol i ishte propozuar, gjithsesi ka shpjeguar se mezi pret të shoh veraionin e ri në transmetim:
“Kam kureshti të shoh rezultatin e asaj cfarë do të bëhet në versionin e ri. Tommy Kail është regjizori dhe adhuroj Hamilton, prandaj për mua është njê emocion i veçantë. Mendoj se kemi aktorë shumë të mirë në cast. Do e ndjek patjetër dhe jam shumë e lumtur”.
Në cast-n e versionit tv gjejmë edhe Bruce Greenwood dhe Debra Messing në rolet e prindërve të Baby, dhe Sarah Hyland në rolin e motrës. Ndërsa Katey Sagal do të jetë Vivian.