Joan Rivers në gjëndje kritike. E shtruar në spital prej disa ditësh

Familja e Joan Rivers ka qënë gjatë gjithë kohës në mbështetje dhe në krahun e saj për çdo problem.

Komediania legjendare dhe prezantuesja e ‘’Fashion Police’’ në kanalin E! u shtrua në spital këtë mëngjes në një gjëndje tepër kritike, pasi pati disa komplikacione në atë që u quajt një proçedurë shumë e vogël jo-kirurgjikale.

Dua të falenderoj të gjithë për suportin dhe dashurinë e madhe që keni dhënë për nënën time,” thotë vajza e Joan, Melissa Rivers,  në një deklaratë për shtyp mbi ardhjen e saj në New York për të qënë pranë mamasë së saj. “Eshtë duke pushuar qetësisht dhe ndodhet pranë gjirit të familjes. Do ju kërkoja të vazhdonit të luteshit për përmirësimin e gjëndjes së saj dhe që gjithçka të mbarojë mirë.”

Melissa udhëtoi për në New York këtë mëngjes bashkë me djalin e saj 13-vjeçar, Cooper. Përveç se është producentja ekzekutive dhe një mysafire e zakonshme në ‘’Fashion Police’’, Melissa gjithashtu ka marrë pjesë në serialin e WEtv ‘’Joan & Melissa: Joan Knows Best?’’ bashkë me nënën e saj.

Rivers u dërgua shumë shpejt në Mt. Siani Hospital në Manhattan pasi ndaloi së marruri frymë gjatë procedurës jo-kirurgjikale endoskopike në fytin e saj.

81-vjeçarja është akoma në një gjëndje tepër kritike për jetën. Një natë përpara, Rivers mori pjesë në një event në New York për të promovuar librin e saj më të ri, ‘’Diary of a Mad Diva’’.

 

IMA / Florion Peni

loading...

KOMENTO