Në sezonin e tretë të Arrow do të kemi rikthimin e mirëpritur të një personazhi enigmatik që na ka shoqëruar gjatë sezonit te pare.
Gjatë prezantimit zyrtar të programacionit për sezonin e ri në The CW, aktori John Barrowman ka bërë me dije se do të jetë pjesë e rregullt e cast-it të aktorëve në episodet e reja të serialit me protagonist Stephen Amell.
Interpretuesi i Malcolm deklaroi gjatë kalimit në tapetin e kuq të eventit:
“Nuk mund te hiqet qafe një zuzar i mire”, si dhe ka shpjeguar entuziast se si do të evoloj mardhënia midis personazhit të tij dhe vajzës Thea si dhe zhvillimet me Oliver dhe protagonistet e tjerë të serialit.
Amell ka festuar këtë lajm sipas mënyrës së tij duke publikuar në Twitter një foto ironike sëbashku me Barrowman ku shkruan:
“Arrow ka një personazh të ri series regular. Çfarë mund të shkojë më keq?”
#Arrow has a new series regular. @Team_Barrowman — What could go wrong?!?! pic.twitter.com/VgFQdQhKNq
— Stephen Amell (@amellywood) 15 Maggio 2014