Julia Samoylova do të prezantojë Rusinë në Eurovision përmes lidhjes satelitore

E padëgjuar më parë, por produksioni i Eurovizionit i ka kërkuar përfaqësueses së Rusisë që ta japë performancën e saj përmes lidhjes satelitore. Ukraina ia ka ndaluar këngëtares ruse Julia Samoylova të shkelë në territorin e këtij shteti duke penguar kështu pjesëmarrjen e saj në Festivalin Europian të Muzikës.

Në një komunikatë të Eurovizionit, ata shprehen se janë munduar të gjejnë një zgjidhje të mundshme që do t’i mundësojë këngëtares ruse të përfaqësojë vendin e saj dhe të garojë më 13 maj.
“Propozimi i Eurovizionit do t’i mundësojë këngëtares të marrë pjesë në gjysmëfinalen e dytë në linjë satelitore”,- shkruhet në deklaratë.
Një situatë e tillë nuk ka ndodhur më parë në 60 vite histori të këtij eventi./Blitz.al/

loading...

KOMENTO