E ndërsa Eurovision 2017 tashmë për pak orë shënon natën e tij finale edhe të fundit për këtë edicion, versioni për fëmijë i festivalit europian nuk ka filluar ende.
Kanali Publik i Gjeorgjisë dhe EBU kanë bërë të ditur sot temën e këtij viti që përfshin logon edhe moton e edicionit, i cili do të mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
“Shine Bright” do të jetë tema e cila do të shoqërojë versionin “junior” të Eurovision Song Contest, e përkthyer ndryshe në Shqip si “Shkëlqe”.
Junior Eurovision Song Contest do të mbahet më 26 Nëntor 2017.