Punta e kësaj të Diele në rubrikën “Kam Një Mesazh për Ty” në “E Diela Shqiptare” në TV Klan, solli mjaft emocione dhe argëtim, kësaj rradhe edhe me një të ftuar special.
Historia e parë që u paraqit këtë pasdite ishte ajo e Gazmirit i cili kishte tradhëtuar bashkëshorten e tij Lorenën para disa kohësh, fakt ky që e kishte çuar mardhënien e tyre në një krizë bashkëshortore. Ai guxoi të pranonte gabimin e tij dhe ti kërkonte falje gruas së tij, e cila sigurisht dënjoi ta pranonte, për të qënë sërish një kurorë.
E veçanta e kësaj puntate të “Kam Një Mesazh për Ty”, ishte dhe Selma, një vajzë çamarroke me sindromën “Down” e cila ishte integruar mjaft mirë në shoqëri dhe shkontë në Shkollë rregullisht. Ishin pikërisht mësimet, që e shqëtësonin motrën e saj Emën e cila kishte vendosur ta thërristë Selmën, për t’i mbushur mendjen që ajo të linte kohë edhe për mësimet, dhe jo vetëm për iPad-in dhe Bllokun e Gatimeve të cilët nuk i lëshontë nga dora dhe i përkushtohej krejtësisht atyre pothuajse gjithë ditën.
Selma kishte dhe një idhull të sajin, pikërisht këngëtarin Alban Skënderaj, ku sipas saj ishte “jeta e tij”, e donte aq shumë atë saqë sakrifikoj për të lënë pas gjërat e saj më të shtrenjta… sigurisht me negocimin e Arditit.
Ajo pati rastin që të këndontë gjithashtu edhe disa këngë në versionin “live” së bashku më Albanin, duke kaluar momente fantastike dhe duke dhurar emocione tek publiku në skenë dhe tek shikuesit.
Në fakt na përcolli edhe një mesazh:”Nëse nuk i lëmë pas dore femijët që vuajnë me sindromën “Down” ata mund të jenë si ne”
InfoMedia Albania // Justin Kasaj | Ndalohet riprodhimi pa autorizim nga redaksia.