Lajme të mira për teleshikuesit e apasionuar shqiptar të televizionit italian, Mediaset nga data 5 tetor ka filluar transmetimin e kanaleve Free-to-Air në live streaming.
Në faqen zyrtare www.mediaset.it dhe app-in Mediaset (i disponueshëm për iOS dhe Android) është bërë më në fund i mundur ndjekja online e këtyre kanaleve: Canale5, Italia1, Rete4, La5, Italia 2, Mediaset Extra, Top Crime, Iris dhe TgCom24, të cilat janë pjesë e dixhitalit tokesor në Itali.
I vetmi kusht për të patur akses në kanalet streaming të rrjetit Mediaset është të regjistroheni (falas) në faqen e internetit, me të njëjtin emër përdoruesi dhe fjalëkalimi do të mund të aksesohen të njëjtat kanale si nga PC desktop apo nga çdo pajisje e lëvizshme.
Ne kemi testuar transmetimin dhe ai është i arritshëm dhe funksional edhe nga Shqipëria. Prandaj ju urojmë shikim të këndshëm!