Pas më shumë se një viti në arrati falë një operacioni policor të forcave venezueliane është bërë i mundur arrestimi i vrasësit të aktores së telenovelave Monica Spear.
Gerardo Contreras Alvarez i njohur si El Gato do dalë para gjykatës me akuzën për vrasjen e Monica Spear, bashkshortit të saj, plagosjen e të bijës, vjedhje, largim nga vendi i krimit dhe disa krime të tjera.
Kujtojmë se Monica dhe bashkshorti i saj kanë humbur jetën me 6 janar 2014 gjatë një vjedhjeje me armë në autostradën e Venezueles.
Rubrika Novelas mundësohet në bashkëpunim me ISA