E ndërsa presim që të startojë në Tetor me fillimin e sezonit të ri televiziv, nga formati i kërcimit në TV Klan “Dance With Me” tashmë sapo kanë filluar të zbulohen detajet e reja të edicionit të katërt.
Para disa javësh Kelvi Kadilli ka njoftuar tek emisioni “Tek Unë” në InTv ftesën për pjesëmarrje si konkurent në DWM por tashmë ishte në kërkim të partneres së tij të kërcimit. Një koment i bërë në faqen e Kelvit në Instagram, ku Aurela Hoxha i thotë ë mendoj për partneren ka marrë edhe miratimin e tij i cili është shprehur se ajo është e vetmja që mund të zgjidhej.
Por sa të aftë do të jenë ata në kërcim? Duhet të presim vjeshtën, ndërkohë ju bëhuni gati që gjatë verës të zbulojmë të tjerë emra!/imalbania.com/