Nuk ka ndjekës të ekranit, që nuk e ka parë qoftë edhe një herë të vetme filmat e Harry Potter, një prej prodhimeve më të suksesshme në historinë e kinematografisë. Por njëherazi edhe për lexuesit e librave të serisë së tij, ky personazh është mjaft i njohur, bashkë me të edhe J.K Rowling autorja dhe skenariste të filmave të tij. Por këto fakte për këtë personazh do tju habisin me siguri! Jeta dhe suksesi i saj është një prej historive më të mira që çdokush duhet të marri shembull.
Në moshën 17 vjeçare asaj iu refuza pranimi në universitet, duke e lënë pas vazhdimet pas gjimnazit. Kur ishte 25 vjeç ajo pati një tjetë moment hidhërimi. Mamaja e saj vdiq për shkak të një sëmundje. J.K Rowling kur ishte 26 vjeç u detyrua të abortonte, pas një shtatëzanie të padëshiruar. 27 vjeç ajo lidhi kurorë në altar, por i dashuri i saj abuzonte shpesh me të, derisa në jetë vjen fëmija i saj. Një vit më vonë, ajo do të divorcohej nga bashkëshorti, duke kaluar një fazë depresioni. Tashmë e vetme 29 vjeç, ajo detyrohet të jetojë së bashku me fëmijën e saj në një qëndër sociale.
E përballur me sfidat, Rowling mendon vetëvrasjen por gjithashtu vendosi që pasionin e saj të shkruarin, të tentonte ta kthente në burim fitimi, derisa në moshën 31 vjeçare botoi librin e saj të parë. Suksesi i saj vazhdoi ndër vite, ku ndër sukseset e saj është edhe Harry Potter.
“Nëna” e Harry Potter tashmë është duke u bërë edhe burim frymëzimi për shumë të tjerë me jetën e saj./imalbania.com/