Klaudia Pepa, balerina e trupës së baletit të TV Klan, ka gjasa që të mund ta ndjekim në talent show-n e suksësshem italian Amici. Sipas revistës Class, balerina e talentuar shqiptare ka arritur të kalojë audicionin e fazës së parë të seleksioneve dhe po përgatitet për fazën e ardhshme që do të formojë klasat e këtij vitit të shkollës Amici.
Pas Kledi Kadiut, Ambeta Toromanit, Leon Cino, Klajdi Selimit, Tilit; Klaudia do të jetë emri tjetër që do të bejë miliona shqiptare të ndihen krenar.
Edicioni i 14-të i Amici pritet të nisë transmetimin në datë 22 nëntor në Canale 5 ora 14.10.