E kemi njohur talentin e saj që në vogëli teksa ishte pjesë e Kripmjaltëzave ku spikati në disa disiplina ndërsa sot ajo është një nga prezantueset më premtuese të ekranit shqiptar.
Klea Huta nuk ka të ndalur, pas suksesit në edicionin e fundit të ‘Gjeniu i Vogël’ dhe turneut veror ‘Maratona e Këngës’, ajo ka vendosur t’i rikthehet muzikës këtë herë me një bashkëpunim. Bukuroshja e Tv Klan do të jetë pjesëmarrëse me një këngë me grupin e ri Alar Band në festivalin Kënga Magjike 2016. Kënga me titull ‘Amla’ e cila mban firmën e producentit Elgit Doda do të prezantohet këtë të diel në programin ‘E Diela Shqiptare’.