Charlotte eshte 18 vjeç më e re se Kledi, por me ëmbëlsinë e saj ka arritur të “godas” në zemrën e profesorit të “ashpër” të Amici. Janë një çift i pandarë prej 5 muajsh, por tashmë ata jetojnë sëbashku nën të njëtën çati. “E ndjej që është një histori e rëndësishme, jeta në çift më pëlqen – ka treguar për revistë ‘Settimanale Nuovo‘ – Më pëlqen ti ndaj ditët, me të mirat dhe të këqijat kur kam pranë një partnere. Tani jam i lumtur”.
Me nënë franceze dhe babain roman, Charlotte është një balerinë profesioniste dhe në moshën 23 vjeçare është një vajzë e rrahur me jetën. Për këtë arsye diferenca e moshës nuk përbën një problem për Kledin: “Përvoja e një personi është shumë e rëndësishme dhe Charlotte, si shumë balerinë të tjerë, jeton vetëm prej shumë vitesh. Ka xhiruar gjithë Europën dhe është një femër e pavarur. Të gjithë elementë që bëjnë të tejkalojnë diferencën e moshës”.
Vetëm një vit më parë balerini shqiptar kishte thënë se dëshironte t’i përkushtohej plotësisht baletit. Por hyrja në jetën e tij e bukuroshes italo-franceze, ka rrokullisur gurët sepse “për fat të mirë jeta vazhdon. E kam takuar pesë muaj më parë falë disa miqëve të përbashkët dhe u kuptuam menjëherë”. Dhe përsa i përket idesë për t’u bërë baba ai shprehet: “Mendoj se është e kot të bësh projekte: historitë e dashurisë ja vlen të jetohen ditë pas dite, çdo gjë ja lëm kohës…”.
Burimi TGCOM24