Qyteti simpatik i Korçës është një ndër të paktët qytete te vendit tonë që ka patur privilegjin e të paturit një kinema, e cila për fat të keq u mbyll në vitin 2009 duke përfunduar një kapitull disa dekadësh, të mbjellur që nga koha e diktaturës komuniste.
Prej vitesh ishte kërkuar rikthimi i kinemasë në qytet, dhe kjo gjë mesaduket është bërë e mundur për artdashësit Korçar.
Bashkia e qytetit ka njoftuar se do të rikthejë kinemanë, pas arritjes së një marrëveshje me Kinema Imperial, duke rikthyer sërish traditën e kinemasë pas 7 vitesh mungesë.
Shpresojmë që kësaj here t’i njihet vërtet vlera e të paturit në qytet një të tillë!
Copyright IMAlbania.com