Aksion kundër piraterisë së kanaleve të “Digitalb”

Në Kosovë po zhvillohet një superaksion i koordinuar kundër piraterisë televizive, në dëm të platformës “Digitalb”.

Ky aksion i shtrirë në të gjithë territorin e vendit dhe udhëhiqet nga Njësia e Krimeve Ekonomike në bashkërendim e bashkëpunim me policinë e Kosovës, që kanë përpiluar një skemë për të goditur fort këtë veprimtari të paligjshme.

Në sitën e kontrollit janë futur disa rrjete ilegale IPTV që piratojnë sinjalin e kanaleve të platfomës “Digitalb”, por edhe platformave dhe kanaleve të tjerë ndërkombëtare në Kosovë.

Ata ofrojnë në mënyrë të paligjshme kundrejt pagesës sinjalin e “Digitalb” përmes procesit “card sharing”, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare prej miliona eurosh kësaj kompanie.

Ashtu si në Shqipëri edhe në Kosovë “Digitalb” po ndjek me përpikmëri goditjen e piraterisë televizive e mbështetur edhe nga strukturat ligjzbatuese në të dyja vendet që i janë përgjigjur apeleve të kompanisë “Digitalb” për të goditur të gjithë subjektet që piratojnë sinjalin televiziv dhe këtë veprimtari ilegale që prodhon përfitime të paligjshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here