Albanian Star, nga 10 Qershori në RTK1, Alsat M, Vizion Plus!

Nga data 10 Qershori ekraneve televizive, i ju shtohet edhe  një format i ri i prodhuar në Kosovë “Albanian Star”

Për herë të parë në Kosovë vjen nje format i tillë i cili pritet të zbulojë talentët e rinjë! Ndërkohë ende vazhdojne audicionet edhe ne disa qytete të Kosovës, si edhe në Shqipëri dhe Maqedoni!

Ky spektakël i talentëve të këndimit pritet të transmetohet edhe në Shqipëri dhe Maqedoni, ashtu sikurse edhe në diasporë.  Në Kosovë do te ndiqet përmes kanalit RTK1, Shqipëri përmes kanalit Vizion Plus, ndërsa në Maqedoni ne kanalin AlsatM!

Deri më tani jan zbuluar dy anëtarë të jurisë se spektakëlit, Albanian Star!

Ilir Berani

Blerim Muharremi – Blero

Mbetet të shihet nëse Albanian Star do të arrjië të jetë prodhimi i parë kosovar që arrin t’i bëjë konkurrencë formateve si The Voice of Albania dhe X Factor, të cilat janë patenta të huaja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU