Për pesëmbëdhjet vjet, pesëmbëdhjetë emisione festive që sollën “magji” në ekranet tuaja televizive.

Atmosfera në xhirimet e “Op Labi Party 2017”, si çdo herë tjetër edhe këtë vit ishte në maksimum. Fytyrat më të njohura të estradës ishin prezentë në këtë natë të cilët bashkarisht dhuruan një spektakël fantastik për shikuesit e RTV 21.

Veshjet e mysafirëve të ftuar ishin këtë vit të ndara në dy ngjyra, e zeza për meshkujt dhe ngjyra e arit për femrat. Ky kombinim elegant bëri që artistët të shkëlqejnë, shkruan rtv21.tv

Në një kronikë të përgaditur do të mund të shihni prapaskenat e xhirimeve të programit festiv, storjet si dhe befasitë e ndryshme që do të vijnë këtë vit në kuadër të “Op Labi Party 2017”.

Kujtojmë se storjet janë realizuar në Antalia të mundësuara nga agjencioni turistik “Fibula”./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU