EKSKLUZIVE: Rihanna do të bashkëpunojë me një këngëtar kosovar (VIDEO)

Rihanna do të kalojë në një nivel tjetër të karrierës së saj.

Ajo pritet ta krijojë një shtëpi diskografike të veten – një label personal – nga ku do t’i promovojë hitet e radhës.

Këtij labeli nuk do t’ia shohë hajrin vetëm ajo.

Por, edhe një kosovar.

freskim-rama

Enur Pakashtica, gazetar i Klan Kosovës, e ka intervistuar babain e Rihannas, Ronald Fenty, i cili ka deklaruar se ajo është e mahnitur me zërin e një këngëtari të ri kosovar – Freskim Rama.

rihanna-dad-ronald-fenty

Fenty ka thënë se Rihanna mezi pret të takohet personalisht me Freskimin dhe ta bëjë atë pjesë të labelit të saj “para se dikush tjetër ta rrëmbejë atë”.

Duket se pas Rita Orës së shpejti do të krenohemi edhe me sukseset botërore të Freskim Ramës Fressco.

 klankosova.tv

Intervista me Ronald Fenty në emisionin hej! WAZZUP

Freskim Rama në X Factor Albania 4

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU