Filmi kosovar ‘Shok’ kandidohet për Oscar

“Shok” është filmi i parë kosovar ndonjëherë i futur në Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, Live Action Short Film.

Janë tri histori të vërteta, rrëqethëse dhe që vijnë nga gjenocidi serb që ndodhi në Kosovë në vitet 1998 1999. Madje, njëra i përket njërit prej aktorëve në film, i cili çuditshëm vjen si agresori i vetë historisë që atij i ka ndodhur vite më parë. Gjegjësisht, ai vihet kinematografisht kundër vetë përjetimit të tij. Tri histori e kanë detyruar regjisorin anglez Jamie Donoghue që të xhirojë filmin e tij “Shok” në Kosovë.

“Shok” është filmi i parë kosovar ndonjëherë i futur në Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, Live Action Short Film.

“Shok” është nominuar krahas filmave “Ave Maria”, “Day One”, “Stuterer” dhe “Everything will be okay”.

20160114145033802

Filmi sjellë Petritin dhe Okin, dy shokë të ngushtë të cilët gjenden në situata të vështira në kohën e luftës së Kosovës. Trauma, drama, saga para së cilës ndodhen, është e vështirë për një diapazon si ai i tyre.

 

Filmi është koproduksion mes Kosovës dhe Anglisë, me producent Eshref Durmishin dhe Harvey Ascott, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Cate Blanchett, Brie Larson, Jennifer Lawrence, Charlote Rampling dhe Saoirse Ronan janë nominuar për aktoren më të mirë, ndërsa Bryan Cranston,, Matt Damon, Di Caprio, Edie Radmayne dhe Michael Fassbender janë nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë.

Marre nga KultPlus

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU