Bashkëprodhimi Kosovaro-Britanik, Shok me regji dhe skenar Jamie Donoughe do të transmetohet si premierë në kanalin RTK 1.

“Shok” është filmi i parë kosovar që kandidohet për çmimet prestigjoz Oscar, në kategorinë e ‘Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër” (Live Action Short Film).

Në 21 minuta ngjarja e filmit zë vend në periudhën e luftës në Kosovë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve, Petriti dhe Okin, të cilët luftojnë për të mbijetuar.

Tri histori të vërteta janë gërshetuar në një të vetme. Gjenocidi serb që në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Njëra nga historitë i përket njërit prej aktorëve në film, i cili çuditshëm vjen si agresori i vetë historisë që atij i ka ndodhur vite më parë.

Në film luajnë aktorët Lum Veseli e Andi Bajgor, Eshref Durmish, Melihate Qena, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Armond Morina, etj…

Filmi ka për producent Eshref Durmishin dhe Harvey Ascott dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi Shok transmetohet si Premierë këtë të diel ora 21.30, në kanalin T HD të Digitalb.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU