RTV21 ndërpret sinjalin digjital

Drejtoresha gjenerale e RTV21, Afërdita Saraçini Kelmendi,  gjatë emisionin “Click”, urdhëroi që të ndërpritet sinjali digjital në Golesh. Ajo këtë e bëri pas vendimit të KMP-së që mos të përdoret asnjë sinjal digjital pa lejen e tyre, shkruan rtv21.tv

“Këtë nuk po  e bëjë për hir tëndin e as për hir të KPM-së, por po e bëjë për hir të procesit. Unë qetash momentalisht përmes këtij televizioni, publikisht po ndërpres sinjalin e RTV21 në Golesh dhe sinjalet digjitale “, ka thënë Saraçini Kelmendi.

Duke shtuar se ajo ndjehet keq për shikuesit të cilët po shikonin në sinjalin digjital.

“Atyre u jepni përgjigje ju”, përfundoi ajo duke iu drejtuar udhëheqësit të KPM-së, Adnan Merovcit./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU