“Zonjusha”, publikohet teaser i filmit me regji të Genc Berishës

Ka dalë një teaser i parë, një sekuencë e vogël e filmit “Zonjusha” me regji të Genc Berishës. Teaser një minutash tregon pamje të filmit nga historia e tre gangsterëve. Genc Berisha njihet për eksperimentimet e tij filmike, dhe ky film duket të jetë i tillë.

Filmi “Zonjusha” ka zhanrin krim-komedi, ku tregohet një rrugëtim i disa gangsterëve, të cilët për shkak të naivitetit të tyre përballen me shumë probleme e ndodhi, të cilat asnjëherë nuk i kishin imagjinuar.

Në film luajnë Armend Baloku, Besart Sllamniku, Ylber Bardhi, Muhamed Arifi, Besnik Krapi, Dukagjin Podrimaj, Mensur Safqiu, Vedat Ademi, Osman Azemi, Edona Reshitaj, Igballe Qena, Kumrije Hoxha, Nentor Fetiu. / KultPlus.com

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU