Kozeta Kurti dhe Agim Hushi shpërthejnë në sharje dhe ofendime për njeri-tjetrin

Mes vorbullës së diskutimeve për artistët që kanë zgjedhur të lënë Shqipërinë për të jetuar në jë vend tjetër, është përfshirë edhe tenori Agim Hushi. Pas urimeve dhe kritikave që mori, ai shpërtheu dje në një status të gjatë kundër kritikave ku në mënyrë të veçantë i drejtohej një femre. Ndaj saj ai përdorte mjaft epitete dhe ofendime. 

Ditën e sotme, tenori është bërë sërish objekt i mediave rozë pasi mes tij dhe Kozeeta Kurtit ka nisur një ‘luftë virtuale’ ku dy figurat sulmojnë njëri-tjetrin.

Tenori ka përmendur edhe përfshirjen e Kurtit në një situatë vjedhjeje në një dyqan në Itali, i cili asokohe u sqarua se gazetarja nuk kishte gisht. Ajo ishte rastësisht aty bashkë me familjen për shopping gjatë pushimeve në Itali.

Statusi i tenorit Agim Husi (fotoja më poshtë) është fshirë pas replikës së Kozeta Kurtit.

“E kisha ndare mendjen mos me u marre më me ty o tenor, po ndryshe nga ty qe shkruan te dhena per veten ne ëikipedia, lajmin per vjedhjen time e pergenjeshtron media italiane!  Meqe je tip lexuesi jo per gje!  Mua m’i prishe pushimet 5 minuta kaq, por me sa shoh, une ta paskam prishur me gjate komoditetin e jetes ne Australine tende te embel!  Mjaft reklame te bera o tenor qe me shume flet se kendon!  Gezuar!,” i shkruan Kurti.

loading...

KOMENTO