Kroacia vazhdon të ketë interferencë me valët radio-televizive në Itali

Rregullatori mediatik kroat HAKOM ka filluar një mbikqyrje  të interfencës së radiove dhe televizioneve italiane në vend.

Në një deklaratë thuhet se interferenca është më e theksuar në bregdetin dhe ishujt e Adriatikut.

HAKOM shton se dukuria e ndërhyrjes së valëve, është zvogëluar ndjeshëm pas një numri masash të ndërmarra nga Italia në tre vitet e fundit, duke përfshirë miratimin e një ligji të veçantë që ndryshon planin e frekuencave televizive të vendit dhe krijimin e një fondi kompensimi prej 50 milion eurosh. Dhjetorin e kaluar, Italia përfundoi procesin e ndërprerjes së transmetimeve televizive analoge në 61 frekuenca.

Mbyllja e transmetuesve që shkaktojnë ndërhyrje në valët e shteteve të tjera, filloi në fillim të nëntorit 2016 në rajonet veriore italiane të Friuli Venezia Giulia, Veneto dhe Puglia dhe u mbyll dy muaj më vonë në rajonin Marche.

Megjithatë, ndërhyrja e shkaktuar nga sinjalet radiofonike italiane vazhdon të jetë një problem i madh në Kroaci.

HAKOM vëren se ka dërguar më shumë se 3,900 kërkesa ndërkombëtare tek autoritetet italiane në tetë vitet e fundit duke kërkuar heqjen e inteferencës.

Autoriteti, gjithashtu raporton rregullisht në Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) është përgjegjës për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e komunikimeve elektronike, Bordit të Rregullatorit të Radios (RRB) dhe Zyrës së Radiokomunikacionit (BR) dhe kërkon ndihmën e tyre në trajtimin e çështjes.

Burimi: BTVN / Redaktimi në Shqip: IMA

loading...

KOMENTO