Po e kishte gabim kur thoshte se është panda i vetëm në botë.
Kung Fu Panda 3 do të na njohë me një fshat të tërë populluar nga panda të të gjitha madhësive qe do i dhurojnë akoma edhe më shumë humor e argëtim për publikun.
Po (Jack Black) do të takohet rastësisht me babain e tij biologjik, Li, qe dublohet nga Bryan Cranston (aka Walter White).
Takimi, natyrisht, do të jetë i papritur për Mr. Ping, i cili e ka rritur të voglin Po deri tani.
Falë Lin-it, Po do të zbulojë se ku speciet si ai ishin strehuar pas sulmit brutal për të cilin flitet në filmin e dytë. Në fshatin sekret, ai do të gjejë duke e pritur një numër i madh këlysh pandash dhe do të takoj për herë të parë një panda femër, Mei Mei (Rebel Wilson).
Po mbetet i mahnitur prej saj por do të jetë i zenë për shpëtimin e fshatit nga një kërcënim i ri i mbinatyrshëm me emrin Kai.
Për të mbrojtur specien e tij, Po do i duhet të stërvis të gjithë banorët e fshatit duke i mësuar atyre artet marciale.
Për t’i ardhur në ndihmë do t’i bashkohen edhe miqtë e tij të vjetër, bashkë me Maestro Shifu.
https://www.youtube.com/watch?v=dvQ4JIWV7pQ
Kung Fu Panda 3 do të mbërrij në sallat e kinemave amerikane në 29 qershor 2016. Nuk ka ende një datë të caktuar se kur do të shfaqet në kinematë shqiptare.