Seksi mesa duket është një nga temat që i pëlqen më shumë Shqiptarëve. Shpesh për të gjithë Shqiptarët kjo është një nga bisedat më të sikletshme madje edhe midis partnerëve , por që në të vërtet na pëlqen shumë të flasim rreth tij edhe pse me pak turp.
“Le të flasim për seksin” kështu titullohej tema e djeshme në “Opinion”, ku ishte emisioni më i përfolur mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale. Ku të ftuar ishin Jorida Rustemi, shkrimtari dhe konkurenti në DWTHS Albatros Rexhaj, Pastori Protestant Akil Pano, Moderatorja Viola Spiro, Arjan Galdini, Gazetarja Aulona Musta, Artisti Robert Aliaj si edhe Dorina Mema.
Debati në studion e Blendi Fevziut u bë mjaft i nxehtë ku të gjithë mbronin tezat e tyre, i shoqëruar ashtu si zakonisht ku flitet për të tilla çështje, plot humor dhe të qeshura gjatë emisionit.
Mbrëmjen e djeshme Televizioni Klan arriti një audiencë rekord, duke faktuar përsëri se kur flitet për seksin të gjithë “qepen” para ekranit.
Opinion gjithashtu organizoi dhe një sondazh online për femrën me seksi shqiptare, që sipas votuesëve doli këngëtarja Çiljeta Çilaga.
IMA